Shqiperi & Kosove

Stano: Situata në veri të Kosovës, e paqëndrueshme. Kosova, të shmang veprimet e pakontrolluara

todaySeptember 5, 2024 8

Background
share close

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë sidomos pas tensioneve të fundit në veri. Ai thekson se situata në veri është e paqëndrueshme dhe se shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kosovarë në nivele të ndryshme, në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokal atje”, u shpreh ai./abcnews.al

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%