Bota & Kuriozitete

Studim i ri: 3 milionë fëmijë humbën jetën nga rezistenca ndaj antibiotikëve

todayApril 13, 2025 23

Background
share close

Infeksionet që nuk shërohen më me antibiotikë po rrezikojnë jetën e miliona fëmijëve në botë.

Një studim i fundit tregon se tre milionë fëmijë kanë vdekur vetëm gjatë vitit 2022 për shkak të infeksioneve që nuk reagojnë ndaj antibiotikëve. Lajmi është publikuar nga BBC, duke iu referuar një studimi të ri shkencor.

Sipas të dhënave, numri i fëmijëve që preken nga infeksione të tilla është rritur dhjetëfish në krahasim me vitet e kaluara. Problemi është më i madh në vendet e Afrikës dhe të Azisë Juglindore, ku mungesa e trajtimeve të avancuara e përkeqëson situatën.

Herb Harwell, një nga shkencëtarët që ka marrë pjesë në studim, thotë se antibiotikët tashmë gjenden kudo në ushqim, në ujë dhe në mjedis gjë që e bën të vështirë luftimin e këtij problemi.

Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve?

Rezistenca ndodh kur bakteret mësohen me ilaçet dhe antibiotikët nuk funksionojnë më. Kjo e bën shumë të vështirë shërimin nga infeksionet, sidomos për fëmijët e vegjël që kanë imunitet të dobët.

Çfarë mund të bëjmë?

Ekspertët thonë se është e rëndësishme të përdorim antibiotikët vetëm kur është e nevojshme, të mos i marrim pa recetë dhe të kujdesemi më shumë për higjienën dhe ushqimin.

Ky është një problem serioz global që kërkon bashkëpunim nga të gjithë, mjekë, prindër dhe shtetit për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%