Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Konsumimi i produkteve të përpunuara të mishit, si salçiçet dhe bacon-i, mund të rrisë rrezikun për demencë deri në 13%, sipas një studimi të kryer nga Harvard Medical School. Edhe sasi të vogla mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në tru, thuhet në raport.
Sipas studimit, konsumimi i përditshëm i një sasie që korrespondon me dy feta bacon dhe një salçiçe mund të shtojë rrezikun e demencës, krahasuar me ata që konsumojnë më pak se gjysmën e një fete bacon në ditë.
Studim afatgjatë me mbi 130,000 persona
Ky hulumtim është një ndër më të mëdhenjtë në këtë fushë. Studiuesit kanë ndjekur shëndetin e mbi 130,000 personave gjatë katër dekadave, duke përdorur të dhënat e marra nga dy anketa të mëdha shëndetësore: Nurses’ Health Study dhe Health Professionals Follow-Up Study.
– Edhe një reduktim i vogël i konsumit mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin kognitiv. Sa më herët të bëhet kjo, aq më mirë, tha Daniel Wang, një nga autorët kryesorë të studimit, për Time Magazine.
Një thirrje për ndërgjegjësim
Studimi nxit debatin mbi ndikimin e dietës në shëndetin e trurit dhe rrit nevojën për vetëdijesim rreth konsumit të ushqimeve të përpunuara. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit të reduktojnë konsumin e mishit të përpunuar dhe të fokusohen te një dietë e pasur me fruta, perime dhe proteina më të shëndetshme.
Written by: admin
Post comments (0)