Bota & Kuriozitete

Studimi: Ilaçi kundër obezitetit tregon efekt edhe te fëmijët gjashtëvjeçarë

todaySeptember 15, 2024 17

Background
share close

Një studim i ri, i publikuar në revistën prestigjioze New England Journal of Medicine, tregon se fëmijët e vegjël me obezitet mund të humbin peshë me një ilaç që aktualisht është i aprovuar vetëm për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç. Ilaçi liraglutid, i zhvilluar nga kompania farmaceutike Novo Nordisk, ndikon në oreksin dhe ndjesinë e ngopjes, dhe ka treguar rezultate premtuese në këtë grupmoshë.

Në studim morën pjesë 82 fëmijë të moshës 6–11 vjeç që vuanin nga obeziteti. Ata u ndanë në mënyrë të rastësishme në dy grupe, ku një grup mori liraglutig dhe tjetri placebo për një periudhë prej 13 muajsh. Gjatë kësaj kohe, të gjithë fëmijët u këshilluan gjithashtu të bëjnë aktivitet fizik për një orë në ditë dhe të ushqehen shëndetshëm.

Rezultatet treguan se fëmijët që morën liraglutid humbën mesatarisht 5.8% të masës trupore (BMI), krahasuar me vetëm 1.6% në grupin që mori placebo. Megjithatë, disa nga fëmijët që morën ilaçin përjetuan efekte anësore si të përziera, të vjella dhe diarre.

Melissa Crocker, specialiste për obezitetin te fëmijët, e cila nuk ishte pjesë e studimit, e përshëndeti këtë zhvillim, por paralajmëroi për kujdes në përdorimin e gjerë të ilaçit për fëmijët më të vegjël.

“Do të ishte një hap i rëndësishëm nëse ky ilaç aprovohet për fëmijët më të vegjël, por duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën dhe masën se si e përdorim,” tha Crocker për agjencinë  AP.

Studimi ngre shpresa për trajtime më të efektshme kundër obezitetit te fëmijët, por gjithashtu nënvizon nevojën për të monitoruar efektet anësore dhe përdorimin afatgjatë të ilaçeve.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%