Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme që goditën Teksasin. Përveç Teksasit, stuhitë goditën edhe Oklahomën, përderisa autoritetet thanë se janë shkaktuar dëme nëpër shtëpi dhe në një autostradë. Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhive. Stuhitë shkatërruese nisën të shtunën mbrëma, duke përfshirë edhe një tornado që shkatërroi makina në një autostradë afër Dallasit.
“Konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur, por fatkeqësisht numri i viktimave mund të rritet. Asgjë nuk ka mbetur në shtëpinë e tyre. Shkatërrimi është i madh”, tha policia.
Meteorologët paralajmëruan tornado në pjesë të ndryshme të të dyja shteteve amerikane, teksa edhe pjesë të tjera të SHBA-së gjatë këtij muaji janë përballur me stuhi. Më herët gjatë javës, në Ajova vdiqën pesë persona si pasojë e tornadove.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)