Emigracion

Suedi: Kërkesa për sjellje të mirë për të huajt në ligjin e ri

todayApril 1, 2025 73

Background
share close

Qeveria suedeze po propozon ndryshime në ligjin për të huajt, duke vendosur një kriter të ri: të huajt duhet të kenë një sjellje të mirë për të qëndruar në vend. Nëse dikush kryen krime ose sillet në mënyrë të pahijshme, leja e qëndrimit e tij mund të hiqet më lehtë.

Ministri i Migracionit, Johan Forsell, tha në një konferencë për shtyp se ky ligj do të ketë pasoja të mëdha për ata që nuk respektojnë rregullat.

Sipas propozimit, si shembuj të sjelljes së keqe mund të konsiderohen mashtrimi me ndihmat sociale, kërcënimi ndaj sigurisë publike ose sjellje të rrezikshme dhe shqetësuese.

Nëse ligji miratohet, ai do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%