Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në 24 orët e fundit, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 37 persona, shumica të strehuar në tenda, jashtë qytetit jugor Rafah, thanë zyrtarët spitalorë. Sulmet u kryen në të njëjtën zonë ku u shkaktua zjarri vdekjeprurës ditë më parë në një kamp të të zhvendosurve palestinezë. Sulmet e ditëve të fundit kanë goditur zona në perëndim të Rafahut, ku ushtria izraelite nuk ka urdhëruar civilët që të evakuohen. Bombardimet e shumta të ushtrisë izraelite vijnë pasi javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të ndalojë ofensivën në Rafah. Vendimi i GJND-së është pjesë e rastit të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin se po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gazë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)