Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift pritet të thyejë rekorde dhe këtë verë. Taylor po përgatitet për një rikthim shpërthyes, teksa do nisi turneun e saj të suksseshëm Eras, në Paris. Nga këngëtarja pritet që do të zhvillohen 51 shfaqje në 13 vende gjatë pesë muajve të ardhshëm, teksa synon të thyejë shifrat mahnitëse të vitit 2023. Vitin e kaluar, ajo u bë artistja e parë që fitoi mbi 1 miliard dollarë nga një turne. Taylor nuk është mjaftuar vetëm me turneu e saj, fokusi i saj janë dhe mallrat e saj ku çmimet kanë arritur në vlera të larta. Burimet pohojnë se në fillim të këtij viti, më shumë se 100,000 artikuj u shitën në internet në një ditë, pa llogaritur as shitjet brenda arenave dhe stadiumeve të mbushura. Këtë vit totali i shitjeve të mallrave pritet të kalojë 500 milionë dollarë.
Written by: Xhesika sallahi
Notifications
Post comments (0)