Shqiperi & Kosove

Të dhënat e fundit nga DnV

todayFebruary 9, 2025 8

Background
share close

Demokracia në Veprim – rrjet i organizatave që monitorin zgjedhjet në Kosovë – bëri të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.1 për qind, me margjinë gabimi prej 0.84%. Sipas DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 40.4 për qind të votave, me margjinë gabimi 1.44%.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 21.7 për qind të votave, me margjinë gabim 1.45%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.5 për qind të votave, me margjinë gabimi 0.97 për
qind.

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës ka siguruar 7.2 për qind të votave, me margjinë gabimi 0.82%.

Koalicioni për Familje ka siguruar 2.4 për qind të votave, me margjinë gabimi 0.21%.

Lista Serbe ka siguruar 5.4 për qind të votave, me margjinë gabimi 1.68%.

Subjekti serb, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka siguruar 0.6 për qind të votave.

“Votat jashtë vendit dhe ato me kusht mund të kenë ndikim deri në një shkallë prej 5% te subjektet politike”, tha Eugen Cakolli nga DnV-ja.

 

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%