Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën 12 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Kharkiv. Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, duke raportuar viktimat, tha se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet. Sipas tij, sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se deri më tani, më shumë se 200 persona mund të kenë qenë brenda qendrës tregtare. Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, së fundmi, po përballet me sulme të intensifikuara ruse.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)