Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatie, në jug të Libanit. Ushtria izraelite tha se sulmi shënjestroi një depo armësh që përdorej nga luftëtarët e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Tensionet janë rritur javëve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi një sulm me raketa, për të cilin u fajësua Hezbollahu, la të vrarë 12 të rinj në Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli. Izraeli u kundërpërgjigj duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut gjatë një sulmi në periferi të Bejrutit. Hezbollahu është zotuar se do t’i hakmerret Izraelit edhe për vrasjen në Iran të Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit. Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)