Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare, jashtë tij, simpatizantët e opozitës protestuan duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë.
Deputetët opozitar kanë mbajtur fjalime, ndërkohë që Flamur Noka dhe kolegët e tij të opozitëz bllokuan foltoren. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjashtoi Nokën nga seanca, mbas paralajmërimeve të vazhdueshme.
Jashtë Kuvendit, peotestuesit dogjën goma, hodhën molotov, shishe uji e gurë drejt efektivëve të policisë. Tensioni u rrit mbasi protestuesit nisën përplasje fizike me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin e policisë.
Gjatë seancës, kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3, u rrëzua.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)