Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zhvillimet në Lindjen e Mesme janë me ritme të shpejta, ku një sulm në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit pritet “brenda ditësh” si hakmarrje për vrasjen e Ismail Haniya. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të “përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale dhe do të rrezikojnë mundësinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”. Ndërkohë SHBA-ja ka urdhëruar vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuara nga Lindja e Mesme, duke sinjalizuar synimin e saj për të mbrojtur Izraelin. Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)