Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoritetet greke kanë shpallur gjendje emergjente në ishullin turistik Santorini, pas një serie tërmetesh që kanë tronditur zonën gjatë ditëve të fundit. Sipas Reuters, më shumë se 10,000 persona, përfshirë banorë dhe punëtorë sezonalë, janë evakuuar për arsye sigurie.
Shkollat janë mbyllur, portet janë të rrezikshme tashme.
Në përpjekje për të minimizuar rreziqet, autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe kanë dërguar ekipe shpëtimi në zonë. Banorët janë paralajmëruar të shmangin portet dhe grumbullimet në ambiente të mbyllura, pasi lëkundjet sizmike vazhdojnë.
Tërmete të vazhdueshme në Egjeun Jugor
Sipas ekspertëve sizmologë, që nga e diela janë regjistruar qindra tërmete në detin mes Santorinit dhe ishullit Amorgos, me më të fortin që ka arritur një magnitudë prej 5.2 ballësh. Lëkundjet e vazhdueshme kanë ngritur shqetësime për sigurinë e strukturave në ishull dhe mundësinë e goditjeve të tjera të forta.
Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa turistët dhe banorët e evakuuar presin udhëzime të mëtejshme.
Written by: admin
Post comments (0)