Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
“Treni i Santës” është treni i fund vitit i cili bën shëtitjen e tij me Babagjyshin përgjatë Kentakit, Virxhiniës dhe Tenesin, për të 82-tin vit radhazi. “Treni i Santës” kalon në qytetet e vogla dhe shpërndan dhurata dhe gëzim për qindra njerëz. Këtë traditë të fund vitit e përjetojnë edhe brezat e tretë apo të katërt të familjeve. Në çdo ndalesë të trenit ka qindra njerëz që presin të shohin babagjyshin dhe të marrin dhuratat nga elfët, vullnetarët të cilët sigurohen që çdo fëmijë të marrë dhuratë. Çdo vit, ata dorëzojnë më shumë se 15 ton dhurata që përfshijnë veshje, batanije, lojëra të ndryshme, dërrasat e patinazhit dhe arusha prej pelushi. Punonjësit, ndihmës të Babagjyshit e konsiderojnë një nder të zgjidhen për të punësuar në trenin e Santës si vullnetarë. Te vullnetarët përfshihet dhe presidenti i linjës hekurudhore.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)