Bota & Kuriozitete

Trump mbyll zyrtarisht Zërin e Amerikës

todayMarch 16, 2025 11

Background
share close

Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës. Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, e kanë ndarë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota “derisa të njoftoheshin për ndryshime”.

Bëhet e ditur se emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa punonjës ishin vendosur në pushim.

Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), e cila gjithashtu financon Radion Evropa e Lirë, ende nuk ka dhënë komentet e saj për urdhrin.

Por, dihet se lëvizja vjen pas nënshkrimit të urdhrit nga Trump, që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke thënë se ishte e nevojshme të tkurret burokracia./Telegrafi

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%