Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar amerikanët se mund të përballen me “vuajtje” ekonomike, për shkak të tarifave tregtare që sapo i ka vendosur ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Trump gjithashtu kërcënoi me luftë më të gjerë tregtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian mbase edhe Britaninë e Madhe. Presidenti Trump synon të bisedojë me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, në lidhje me tarifat të cilat ekspertët thonë se mund të trazojnë ekonominë botërore. Trump tha se tarifat ndaj mallrave nga BE-ja do të “vendosen patjetër” dhe se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”. Ditë më parë BE-ja tha se do të kundërpërgjigjej “fuqishëm”, nëse Trumpi vendos tarifa, pavarësisht se shpreson në shmangien e një lufte tregtare përmes bisedimeve. Vendet e prekura Kanadaja, Meksika dhe Kina kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, derisa gjithashtu kanë bërë thirrje për bisedime tregtare në vend të tarifave, të cilat mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët dhe t’i dëmtojnë ekonomitë e të gjitha palëve të përfshira. Sipas presidentit amerikan, këto tarifa do të ndihmojnë në uljen e deficitit tregtar me partnerët kryesorë dhe do të nxisin prodhimin industrial në SHBA. Trumpi e bëri të ditur premtimin e kamotshëm ekonomik më 1 shkurt, duke thënë se Uashingtoni do t’i godasë Kanadanë dhe Meksikën me tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat, megjithëse produktet energjetike kanadeze do të përballen me një tarifë prej 10 për qind. Tarifat e reja përfshijnë gjithashtu një taksë prej 10 për qind për mallrat nga Kina, përveç atyre të vendosura më parë. Trump tha se tarifat për mallrat nga të tre vendet do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)