Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
I nominuari i republikanëve për president, Donald Trump, e ka pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për president, nënpresidenten Kamala Harris, më 4 shtator.
“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.
Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.
Pasi Biden u tërhoq nga gara presidencial më 21 korrik dhe e mbështeti Harrisin, Trumpi tha se nuk do të debatonte me të, sepse ajo nuk ishte kandidate zyrtare.
Por, Harris i siguroi votat e nevojshme të delegatëve për t’u nominuar kandidate e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit./REL
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)