Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga tani e tutje, pasagjerët që ngrihen në këmbë në avion para se ai të ndalet plotësisht, rrezikojnë të gjobiten në Turqi.
Autoriteti Turk i Aviacionit Civil ka vendosur rregulla të reja për të rritur sigurinë në bord. Sipas këtyre rregullave, është ndaluar rreptësisht që pasagjerët të heqin rripin e sigurimit, të hapin ndarjet për bagazhet ose të ecin në korridor, para se avioni të ndalojë krejtësisht dhe shenja për rripin e sigurimit të jetë fikur.
“Kjo sjellje është e rrezikshme dhe mund të dëmtojë pasagjerët ose t’i bëjë bagazhet të bien,” thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Edhe pse nuk është bërë e ditur se sa do të jenë gjobat, stjuardët janë udhëzuar të paralajmërojnë pasagjerët menjëherë sapo avioni të ulët.
Sipas një raporti nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), gjatë vitit 2023, problemi më i madh me pasagjerët nëpër avionë ka qenë mosdëgjimi i udhëzimeve nga stafi i kabinës.
Written by: admin
Post comments (0)