Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ujëvara e famshme Yuntai në Kinë është një atraksion tërheqës për turistët nga Kina dhe sa herë që dikush viziton provincën Henan të Kinës, është një ritual për të vizituar këtë ujëvarë. Mirëpo, uji nga ujëvara më e lartë në Kinë, del nga një tub. Burimi i ujit u vu nën vëzhgimin e publikut, kur një vizitor postoi një video në rrjetet sociale që tregon qartë tubin që furnizon me ujë ujëvarat 314 metra të larta, gjë që lë të kuptohet se nuk është tamam një bukuri natyrore.
Menaxheri i Parkut Malor Yuntai shpjegoi se ndryshimet u shkaktuan nga sezoni i thatë në zonë, kështu që tubi që mbush ujëvarën me ujë ishte një zgjidhje e pashmangshme.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)