Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, teksa në një aktualitet paralel, kjo datë shënon edhe 30 mujorin e luftës tragjike në vend. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vë në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit të paprovokuar rus.
“Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne. Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si jetojmë ne, se çfarë rruge zgjedhim dhe çfarë vendimesh marrim. Sepse kështu e ka pavarësia.” tha Zelensky.
Në të njëjtën kohë, Ukraina vazhdon me inkursionin në rajonin Kursk të Rusisë. Kievi zyrtar thotë se tani i ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë të territorit rus. Sipas tyre, inkursioni ka për qëllim krijimin e një zone sigurie brenda Rusisë, për të mbrojtur civilët ukrainas nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.
Derisa inkursioni i Ukrainës po vazhdon në Kursk, Rusia, nga ana tjetër, është duke e shtyrë përpara një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, pasi synon ta kapë Pokrovskun, zonë logjistike kritike. Ukraina është duke i sulmuar objektet e karburantit brenda Rusisë. Gjithashtu, mëngjesin e hershëm dronët ukrainas kryen një sulm në rajonin Voronezh të Rusisë, duke ia vënë flakën një depoje të municionit.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)