Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Teksa Irani dhe Hamas janë në zi, për humbjen e liderit politik të Hamas, Ismail Haniyehu, kryeministri izraelit Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite, gjatë një sulmi në korrik ka vrarë Mohammed Deif, liderin e krahut ushtarak të Hamasit. Deif besohet se ka qenë njëri prej organizatorëve kryesorë të sulmit të Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor. Netanyahu është shprehur se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm.
Gjatë ditës, Irani mbajti një ceremoni varrimi për liderin politik të Hamas, të vrarë nga një sulm ajror në Teheran. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kërcënoi me “ndëshkim të ashpër” vrasjen e Haniyehut. Nga ana tjetër, qeveria e Izraelit nuk ka mbajtur përgjegjësi për vrasjen e Ismail Haniyehit, por zyra për media e Qeverisë izraelite ka postuar në rrjetet sociale një fotografi e Haniyehut me një vulë në ballin e tij që mbante mbishkrimin “i eliminuar”.
Vrasja e liderit politik, Haniyehut, ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej kur nisi lufta në Gazë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti një takim urgjent me kërkesë të Iranit, i cili i kërkoi anëtarëve të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”. Ndërkombëtarët janë të shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)