Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e dytë në rajonin rus të Kurskut është shkatërruar, teksa Kievi po tenton të dobësojë operacionet luftuese të Rusisë në këtë zonë. Moska ende nuk ka komentuar për këtë sulm. Ditë më parë, Ministria e Jashtme e Rusisë e akuzoi Ukrainën se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov në rajonin e Kurskut. Gjatë, sulmit, sipas Rusisë u vranë “vullnetarë” që po ndihmojnë në evakuimin e civilëve. Forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës që ka nisur mbi dy vjet e gjysmë. Si pasojë e ofensivës ukrainase, 120.000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)