Bota & Kuriozitete

Vazhdon inkursioni i Ukrainës në territorin rus. Mijëra banorë të evakuuar në rajonin Kursk, Rusi. SHBA mbështet Ukrainën.

todayAugust 13, 2024 6

Background
share close

Inkursioni i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë është një mjet për të reduktuar sulmet bombarduese në zonat kufitare, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai lajmëroi se rajoni verilindor rus, Sumy, është bombarduar pothuajse 2100 herë. Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës tha se forcat e tij tani kontrollojnë 1,000 kilometra katrorë të rajonit fqinj të Rusisë Kursk. SHBA-të e vlerësuan inkursionin e Ukrainës, madje duke thënë se kanë plan për miratimin e një pjese legjislacioni të quajtur “Stand by Ukraine”, për të kodifikuar mbështetjen e tyre. Nga ana tjetër, guvernatori rus i zonës së Kursk, Smirnov, tha se forcat ukrainase kontrollojnë 28 vendbanime ruse. Ai raportoi se 12 civilë ishin vrarë dhe 121 të tjerë, duke përfshirë 10 fëmijë, janë plagosur. Nga ministria ruse e emergjencës, lajmëruan se mijëra banorë janë evakuuar dhe qëndrojnë në qendra të ndryshme strehimi. Bastisja e Ukrainës në Rusi e kapi Moskën pa dijeni. Ky sulm në rajonin Kursk shënoi sulmin më të madh në tokën e Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%