Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bill Anders, 90 vjeç, astronauti i misionit Apollo 8, i cili ka kapur fotografinë ikonike të Tokës nga Hapësira, vdiq si pasojë e rrëzimit të një aeroplani. Autoritetet thanë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Uashingtonit.
Anders për udhëtimin e tij në hapësirë, ishte shprehur se: “Ne kemi bërë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që kemi zbuluar ka qenë Toka”.
Anders ka shërbyer edhe si pilot rezervë në misionin Apollo 11, në uljen e parë të njeriut në Hënë, më 24 korrik 1969. Pas pensionimit prej programit hapësinor, Anders ka punuar për kohë të gjatë në industrinë hapësinore.
Ai gjithashtu ka qenë edhe ambasador amerikan në Norvegji në vitet ’70.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)