Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pacienti i parë që bëri një transplant të veshkës së modifikuar gjenetikisht të derrit ka vdekur dy muaj pas operacionit. 62 vjeçari Richard Slayman vuante nga sëmundja e veshkave në fazën e fundit përpara se t’i nënshtrohej operacionit në mars. Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, tha se nuk kishte asnjë tregues se vdekja e tij ishte rezultat i transplantit. Transplantet e organeve të tjera nga derrat e modifikuar gjenetikisht kanë dështuar në të kaluarën, por operacioni ndaj Slayman u përshëndet si një moment historik. Përveç sëmundjes së veshkave, Slayman vuante edhe nga diabeti i tipit 2 dhe hipertensioni. Në vitin 2018, ai kreu një transplant të veshkës njerëzore, por filloi të dështonte pas pesë vjetësh. Pas transplantimit të veshkës së derrit më 16 mars, mjekët e tij konfirmuan se ai nuk kishte më nevojë për dializë pasi organi i ri u tha se funksiononte mirë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)