Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në veriperëndim të vendit, ku u rrëzuan me helikopter. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq. Helikopteri i Raisit po kthehej nga qyteti Tabriz kur u rrëzua në afërsi të qytetit Jolfa. Televizioni shtetëror e kishte përshkruar si “ulje të vrazhdët”, por disa media raportuan, me burime qeveritare, se helikopteri u rrëzua derisa po e kalonte një zonë malore.
Ligji iranian thekson se, nëse vdes presidenti, atëherë pushteti i kalohet zëvendëspresidentit të parë.
Qeveritë e huaja, më 20 maj, shprehën ngushëllime dhe solidarizim. Libani shpalli tri ditë zie. Hamasi lëshoi një telegram ngushëllimi dhe falënderoi Raisin për “përpjekjet e tij të palodhura për t’u solidarizuar” me popullin palestinez.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)