Shqiperi & Kosove

VIZITA E SHEFIT TË CIA-S, NË KOSOVË

todayAugust 23, 2024 3

Background
share close

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës- CIA, Uilliam Burns, përmbylli vizitën e tij dyditore në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë me krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës kosovare. Për rreth një orë ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në godinën e Qeverisë. Pas këtij takimi avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin udhëtoi Burns, u larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës u tha se vizita përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet dypalëshe Kosovë- ShBA, ku u theksua përkushtimi për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n. “Vizita historike e Drejtorit të CIA-s në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë. Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnjë- Hercegovinë dhe Serbi.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%