Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vladimir Putin filloi mandatin e tij të pestë si udhëheqës rus në një ceremoni brenda Pallatit të Kremlinit, duke nisur edhe gjashtë vjet të tjera në detyrë.
Putin vuri dorën e tij mbi kushtetutën ruse dhe u zotua ta mbrojë atë.
Tashmë në detyrë, Putin është president për gati një çerek shekulli dhe udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga Josef Stalin. Gjatë fjalimit të tij të përurimit, presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe banorët e tokave të tyre historike.
“Në këto minuta solemne dhe vendimtare të marrjes së detyrës së Presidentit, dua të falënderoj sinqerisht qytetarët e Rusisë në të gjitha rajonet e vendit tonë, banorët e tokave tona historike që mbrojtën të drejtën e tyre për të qenë me mëmëdheun. Dua të përkulem para heronjve tanë, pjesëmarrësve të operacionit special ushtarak. Po ju siguroj se interesat e sigurisë së popullit rus do të vazhdojnë të jenë mbi të gjitha për mua. Ne do të përcaktojmë fatin e Rusisë vetë. Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për forcimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet, të cilët e shohin Rusinë si një partner të besueshëm dhe të ndershëm. Ne nuk e refuzojmë dialogun me shtetet perëndimore. Dialogu, është i mundur, por jo nga një pozicion force.”
Written by: Xhesika sallahi
Notifications
Post comments (0)