Shqiperi & Kosove

Votohet Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut

todayJune 24, 2024 3

Background
share close

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të dielën në mbrëmje Qeverinë e re, në krye me liderin e partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas fitores në zgjedhjet e 8 majit. Qeveria e re është zotuar për reforma substanciale në ekonomi dhe luftë kundër korrupsionit. Opozita ka thënë se premtimet qeveritare janë manipulative dhe jo të domosdoshme. Deputetët kanë votuar me 77 vota për dhe 22 kundër qeverisjes së re. Qeveria e re do t’i ketë 23 ministra në Qeveri dhe pesë prej tyre do të jenë edhe zëvendëskryeministra.

Në adresimin para votimit në Kuvend, Mickoski ka thënë se “qytetarët janë të lodhur nga argumentet” dhe që duan “punë, përkushtim, përgjegjësi dhe hapa konkretë”. “Në 100 ditët e para, ne do të ta rrisim standardin, do të punojmë shumë, shteti do të ndryshojë”, ka thënë Mickoski, duke u zotuar për ulje taksash, rritje të pensioneve, një projekt në vlerë të 250 milionë eurove për komunat, investime të reja dhe luftë kundër korrupsionit.

Kabinetin qeveritar do ta përbëjnë 16 ministra prej koalicionit në krye me VMRO DPMNE-në, gjashtë prej koalicionit VLEN dhe dy prej partisë politike ZNAM. Kuvendi ka diskutuar dy ditë për Qeverinë e re dhe e ka pasur mesnatën e së dielës si afat të fundit për votimin e saj./REL

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%