Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se është vrarë në afërsi të Lloznicës personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe. Më herët gjatë ditës Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se është në kërkim të vazhdueshëm të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Autoritetet serbe kishin kryer kontrollet në dy anët e lumit Drina, në kufi me Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Helikopterët dhe dronët ishin të përfshirë në kërkim. Sulmi ndodhi në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist. Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim i tij gjerman. Artan Hajrizi ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën. Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra penale në Kosovë, ishte arratisur ditë më parë nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë. Ai ka histori të arratisjeve të shpeshta nga burgjet kosovare.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)