Shqiperi & Kosove

Vrasje në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

todayOctober 6, 2025 27

Background
share close

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje ditën e sotme brenda sallës së gjyqit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Në njoftimin e policisë thuhet: Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). Sipas dëshmisë së autorit, autori pretendon se i është bërë padrejtësi në proces.

Mbetet e paqartë se si arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik.

Lajmi në përditësim…

 

Burimi: Top channel

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%