Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Katër luftëtarë të Hezbollah u vranë sot në një sulm izraelit në jug të Libanit, rreth 15 kilometra nga kufiri me Izraelin, sipas burimeve të sigurisë, ndërsa lëvizja shiite libaneze ka intensifikuar sulmet e saj ndaj ushtrisë në veri të Izraelit. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë. Lëvizja libaneze, e cila thotë se po vepron në mbështetje të Hamasit, synon kryesisht pozicionet e ushtrisë izraelite pranë kufirit. Izraeli po përgjigjet me sulme kundër objektivave gjithnjë e më thellë në tokën libaneze dhe po fillon sulme të synuara kundër operativëve të Hezbollahut. Gjatë shtatë muajve të fundit, të paktën 399 njerëz, përfshirë 257 luftëtarë të Hezbollahut dhe 77 civilë, si dhe të paktën 11 luftëtarë të Hamasit janë vrarë në Liban.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)