Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit është vrarë gjatë një sulmi në Teheran. Lajmin e dha Garda Revolucionare e Iranit, duke fajësuar Izraelin. Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik. Gjithashtu, Hamasi konfirmoi lajmin përmes një postimi në Telegram më 31 korrik, duke thënë se Haniyeh u vra “në një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran”. Nga ana tjetër, izraelitët ende nuk kanë reaguar për vdekjen e liderit politik të Hamasit. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, menjëherë dënoi vrasjen, duke e cilësuar “akt qyqar dhe zhvillim të rrezikshëm. Gjithashtu, sulmin e dënuan edhe Rusia e Turqia. Rusia e ka quajtur “vrasje të papranueshme politike”, ndërkaq Turqia ka paralajmëruar se vrasja e liderit politik të Hamasit do të zgjasë luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Ndërkohë që, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, upyet nga gazetarët filipinezë, gjatë vizitës së tij në Filipine, për vrasjen e liderit politik të Hamas, tha se “nuk kam informacione shtesë për t’iu dhënë”.
Izraeli është zotuar se do të vrasë udhëheqësit e Hamasit për shkak të sulmit që grupi radikal palestinez kreu brenda territorit izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona. Afër 250 të tjerë janë rrëmbyer, disa prej të cilëve që atëherë janë liruar.
Haniyeh ka qenë pjesë e Hamasit për dekada të tëra dhe u bë shef politik i grupit më 2017. Ai ka jetuar në Rripin e Gazës deri më 2019 dhe më pas ka jetuar në mërgim në Katar. Gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Haniyeh ka udhëtuar nëpër shtetet e Lindjes së Mesme ku ka marrë pjesë në negociatat ndërkombëtare për konfliktin, përfshirë edhe në negociatat për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)