Shqiperi & Kosove

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nga nesër votojnë ata jashtë territorit të Kosovës. Më së shumti votues, diaspora në Gjermani.

todayJanuary 8, 2025 8

Background
share close

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt. Numri i votuesve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërsa, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë territorit të Kosovës është gati 105 mijë votues. Diaspora në Gjermani me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë. Periudha e votimit për diasporën do fillojë nga nesër dhe do përfundojë më 8 shkurt. Votuesit jashtë vendit, përveç votimit me postë, për herë të parë do të mund të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës, duke nisur nga nesër. Sa i përket partive politike, në KQZ janë regjistruar 28 subjekte politike, 20 prej të cilave parti politike, 5 janë koalicione, 2 janë iniciativa qytetare dhe 1 kandidatë i pavarur. Ndër koalicionet është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj, së bashku me gjashtë parti. Partia Lëvizja Vetëvendosja ka dorëzuar në KQZ listën prej 110 kandidatë për deputetë si pjesë e garës. Kryeministri Albin Kurti është i pari në listë, e më pas vijnë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Fushata zgjedhore do të nisë më 11 janar. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%