Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kuvendi i Serbisë ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit, gjatë ditës, pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë. Përbërja e Qeverisë së re u kritikua paraprakisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, pasi pjesë e saj janë dy zyrtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria e re do t’i ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)