Bota & Kuriozitete

Zyrtari rus: 10.000 punëtorë migrantë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë

todayJune 27, 2024

Background
share close

Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin, tha se afër 10.000 punëtorë migrantë, me pasaporta ruse, janë dërguar në luftën e Kremlinit në Ukrainë. Bastrykin e cilësoi këtë lëvizje si “veçori të mirë që çoi në situatën kur migrantët nisën të largoheshin ngadalë nga Rusia”.

Ai shtoi se Komiteti Hetues rus ka “kapur” më shumë se 30.000 migrantë, që kanë marrë shtetësi ruse, por kanë dështuar të regjistrohen në zyrat e ushtrisë, një obligim për burrat në Rusi. Qeveritë në Azinë Qendrore kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që jetojnë në Rusi se përballen me akuza për mercenarizëm në shtetet e tyre të origjinës nëse i bashkohen luftës në Ukrainë për të luftuar për cilëndo palë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%