Lajme

1177 paralajmëron të gjithë përdoruesit që përpiqen të hyjnë në sistem

todayAugust 25, 2025 45

Background
share close

Faqja e shëndetësisë 1177.se ka nisur të paralajmërojë të gjithë përdoruesit që përpiqen të logohen. Arsyeja është vala e re e mashtrimeve në Suedi, e cila po prek gjithnjë e më shumë qytetarë.

Kur një përdorues tenton të hyjë në sistem, shfaqet një paralajmërim i qartë:

“Paralajmërim për mashtruesit!”

Më shumë mashtrime gjatë verës

Sipas 1177, gjatë verës janë rritur ndjeshëm përpjekjet e mashtruesve për të bindur njerëzit që të logohen me BankID ose forma të tjera identifikimi.

“Kur logoheni, kjo duhet të ndodhë gjithmonë me nismën tuaj. Nëse dikush ju telefonon dhe ju kërkon të logoheni, mund të jetë përpjekje mashtrimi  ndaloni menjëherë hyrjen,” shkruhet në mesazh.

Faqja kujton gjithashtu se hyrja duhet bërë vetëm nga adresa zyrtare 1177.se ose nga faqet e ofruesve shëndetësorë të besueshëm.

Mashtrimet telefonike  gjithnjë e më të sofistikuara

Mashtrimet përmes telefonit janë bërë më të shpeshta dhe mënyrat më të avancuara.

Kohët e fundit janë raportuar raste, sidomos në Halland, ku telefonuesi është prezantuar si punonjës i një qendre shëndetësore dhe ka kërkuar identifikim me BankID për të ndryshuar një takim mjekësor.

Qëllimi i këtyre mashtrimeve është të vjedhin para, të marrin kontroll mbi llogaritë ose të përvetësojnë të dhëna personale.

Këshillat e 1177 për qytetarët

Për të mos rënë pre e mashtrimeve, 1177 u kujton përdoruesve disa rregulla të thjeshta:

  • Mos klikoni mbi linke që vijnë me SMS, nëse nuk jeni të sigurt për dërguesin.
  • 1177 nuk dërgon kurrë linke me SMS apo email. Nëse merrni një mesazh të tillë, është mashtrim mos e hapni.
  • Gjithmonë është më e sigurt të shkruani vetë adresën e faqes dhe të logoheni aty, në vend që të përdorni linke.
  • Nëse dikush ju telefonon dhe ju kërkon të logoheni me BankID, mbylleni telefonatën menjëherë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%