Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën 145 avokatë të specializuar në çështjet e emigracionit në Suedi kanë vendosur të bojkotojnë marrjen e çështjeve të azilkërkuesve. Ata kanë refuzuar të pranojnë detyra si këshilltarë ligjorë për personat që kërkojnë azil në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga radioja suedeze Ekot, e cila i referohet të dhënave të Dhomës së Avokatëve të Suedisë.
Vendimi për bojkot vjen pas ndryshimeve të bëra nga qeveria suedeze në muajin korrik, kur u hoq e drejta e azilkërkuesve për të pasur një përfaqësues ligjor gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil.
Pas këtij vendimi, Dhoma e Avokatëve u bëri thirrje avokatëve të bojkotonin këto çështje, pasi vlerëson se ndryshimi ka dobësuar ndjeshëm mbrojtjen ligjore të personave që kërkojnë mbrojtje në Suedi.
Sipas rregullave të reja, në vend që të kenë një përfaqësues ligjor që i ndihmon gjatë procedurës së azilit, personave në fjalë u ofrohen vetëm 2 deri në 3 orë këshillim juridik.
Avokatja Johanna Eriksson Ahlén, duke folur për radion Ekot, pranon se situata është problematike, por thekson se avokatët duhet të përpiqen të ndihmojnë azilkërkuesit, në mënyrë që procedurat të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
“Sigurisht që është problematike, por për hir të azilkërkuesve duhet të përpiqemi të sigurojmë që ky proces të jetë i drejtë dhe të respektohen të drejtat e tyre ligjore”, u shpreh ajo.
Deri tani, të paktën 145 avokatë i janë bashkuar bojkotit, në shenjë kundërshtimi ndaj kufizimit të ndihmës juridike për azilkërkuesit.
Burimi:Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/protesten-advokater-vagrar-hjalpa-asylsokande
Written by: admin