Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Problemet me bankomatet në Suedi vazhdojnë edhe këtë javë. Rreth 170 bankomate janë ende jashtë funksionit, edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me fillimin e vitit, kur ishin rreth 300 të mbyllura.
Sipas gazetës Dagens Nyheter, problemet nisën kur kompania Bankomat vendosi të marrë vetë përsipër dërgimin dhe marrjen e parave nga makinat, gjë që më parë e bënte një kompani tjetër.
Johan Nilsson, shefi i marketingut në Bankomat, thotë se gjendja është përmirësuar, por ende ka shumë probleme.
“Ndërprerjet janë ende shumë të mëdha dhe kjo është e papranueshme. Ne mund të kërkojmë vetëm falje”, tha ai.
Kompania po punon për të zgjidhur situatën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Written by: admin
Post comments (0)