Lajme

18-vjeçari i dyshuar për sulmin në shkollën e Fagerstas kishte qenë nxënës aty dhe ishte dënuar për dhunë

todayAugust 21, 2026 121

Background
share close

Një 18-vjeçar, i cili më parë kishte qenë nxënës në shkollën Brinellskolan në Fagersta, është arrestuar pas sulmit të ndodhur në shkollë. Lajmi bëhet i ditur nga TV4 Nyheterna, e cila citon burime të saj.

Sipas informacioneve, 18-vjeçari ka hyrë në shkollë i armatosur me shpatë. Nga sulmi janë plagosur disa persona.

I riu është nga Fagersta. Ai kishte qenë më parë i dënuar për një rast dhune ndaj një nxënësi tjetër, në kohën kur ndiqte shkollën e detyruar. Për atë rast, dënimi ishte 25 orë punë në shërbim të të rinjve.

Sipas të dhënave, në vjeshtën e kaluar 18-vjeçari ishte vendosur nën LVU, ligji suedez që lejon kujdesin e detyruar për fëmijë dhe të rinj. Shërbimet sociale kishin vlerësuar se ai kishte disa sjellje që paraqisnin rrezik.

Dyshohet se u qëllua në këmbë gjatë arrestimit

Sipas informacioneve të siguruara nga disa media, 18-vjeçari është qëlluar në këmbë në momentin kur policia e arrestoi. Pas kësaj, ai është dërguar në spital.

Çfarë dihet deri tani për sulmin në Fagersta

Policia dhe shërbimet e emergjencës u alarmuan në orën 14:06 për një situatë të dhunës vdekjeprurëse që ishte duke ndodhur në shkollën Brinellskolan në Fagersta.

Sipas policisë, një burrë i armatosur me shpatë kishte hyrë në ambientet e shkollës. Një person i dyshuar për sulmin është arrestuar.

Disa persona janë plagosur, ndërsa rreth orës 16:00 gjendja e tyre ende nuk ishte e qartë.

Për shkak të situatës, nxënësit e Brinellskolan dhe të disa shkollave të tjera në Fagersta janë futur në ambiente të mbyllura për sigurinë e tyre.

Policia dhe shërbimet e emergjencës vijojnë punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit.

Burimi:TV4/Aftonbladet/Sverigesradio

Link: https://www.tv4.se/artikel/2I76yFTA1yLx5OQTXEMCjT/uppgifter-18-arig-tidigare-elev-gripen-foer-skoldadet

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/XMEemE/stor-polisinsats-vid-skola

https://www.sverigesradio.se/artikel/ekots-direktrapport-om-svardattacken-i-fagersta

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP