Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi ka mbi 20 mijë apartamente me qira që janë bosh, edhe pse shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Sipas televizionit SVT, numri i apartamenteve të lira dhe të gatshme për banim është rritur me 60% që nga viti 2022.
Në të njëjtën kohë, në gjithë vendin mungojnë rreth 110 mijë banesa. Ola Palmgren, nënkryetar i Shoqatës së Qiramarrësve, thotë se problemi është se këto apartamente të reja janë shumë të shtrenjta për shumicën e njerëzve.
“Kjo është një humbje e madhe dhe një shpenzim i çmendur”, thotë Palmgren.
Ministri i Strehimit, Andreas Carlson nga Partia Demokristiane, mendon se situata mund të përmirësohet me kohë.
“ Kur zonat e reja të ndërtohen dhe zhvillohen më shumë, ndoshta do të ketë më shumë njerëz që duan të jetojnë atje”, thotë ai.
Written by: admin