Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Skatteverket ka njoftuar se këtë javë dërgon njoftimet përfundimtare të tatimit për rreth 500 mijë persona, ata që nuk kanë marë para në prill dhe qershorë.
Nga këta, 200 mijë suedezë do të marrin kthim takse, gjithsej 3,5 miliardë korona.
Ndërsa 30 mijë persona kanë tatim për të paguar, me një shumë totale prej 1,68 miliardë koronash.
Kur vijnë paratë
Ata që kanë për të marrë para dhe kanë regjistruar një llogari bankare do t’i marrin pagesat nga 6 deri më 9 gusht.
Për ata që nuk kanë kuti postare digjitale, njoftimi vjen me postë 1 deri në 3 javë më vonë.
Pagesa e tatimit të mbetur
Personat që duhet të paguajnë kthim tatimi kanë afat deri më 12 nëntor.
Ata mund të paguajnë menjëherë ose me këste, dhe pagesa mund të bëhet me Swish ose bankgiro.
Skatteverket kujton se kush ka për të paguar tatim të mbetur duhet të paguajë interes, që për shumën deri në 30 000 korona llogaritet nga 6 maji 2025.
Written by: admin