Lajme

2025, viti i ringjalljes së tregut të banesave

todayJanuary 13, 2025 15

Background
share close

Tregu i banesave në Suedi mund të përjetojë një kthesë pozitive gjatë vitit 2025, me pritshmëri të larta për rritjen e çmimeve. Kjo sipas treguesit të çmimeve të banesave të publikuar nga SEB, i cili tregon një optimizëm të shtuar mes familjeve suedeze.

Në janar, treguesi u rrit në 45 pikë, nga 42 që ishte në dhjetor, duke reflektuar diferencën mes atyre që presin rritje dhe atyre që presin rënie të çmimeve. Aktualisht, 56% e familjeve janë të bindura se çmimet e banesave do të rriten, ndërsa vetëm 11% besojnë se ato do të bien.

Sipas Américo Fernández, ekonomist në SEB, disa faktorë kryesorë po krijojnë një bazë të fortë për këtë optimizëm. Ndër ta përfshihen: uljet e pritura të normave të interesit nga Riksbanken, rritja e dëshirës për të marrë kredi, fuqia blerëse më e lartë dhe kërkesa e grumbulluar për blerje të reja.

“Këta faktorë krijojnë një terren të favorshëm për një rimëkëmbje të fuqishme të tregut. 2025 mund të jetë viti kur tregu i banesave do të marrë hov sërish,” thekson Fernández.

Ekspertët presin që kjo tendencë pozitive të ndikojë jo vetëm në çmimet e banesave, por edhe në sektorë të tjerë ekonomikë, duke gjallëruar ekonominë në tërësi.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%