Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tre raste të reja të fruthit janë konfirmuar në Suedi pas festivalit Urkult, duke e çuar në 24 numrin total të personave të infektuar.
Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë (Folkhälsomyndigheten) përmes një njoftimi për shtyp.
Një nga rastet e reja është një nxënës i një gjimnazi në qytetin e Göteborgut. Sipas gazetës GP, një nxënës i Schillerska gymnasiet është konfirmuar i infektuar me fruth.
Drejtuesi i arsimit, Bo Drysén, ka deklaruar se nxënësi ka qenë në shkollë gjatë ditëve të para të fillimit të mësimit.
“Nxënësi ka qenë në shkollë në fillim. Sipas të dhënave që kemi tani, nxënësi është ndier mirë”, tha Drysén.
Sipas informacionit të bërë publik, nxënësi nuk ishte i vaksinuar kundër fruthit.
Ndërkohë, shërbimi rajonal i kontrollit të sëmundjeve infektive ka nisur gjurmimin e kontakteve. Personat që mund të kenë qenë në kontakt me nxënësin dhe që mund të jenë ekspozuar ndaj infeksionit janë informuar për situatën.
Rastet e reja janë shfaqur pas festivalit Urkult, ku më herët ishin lidhur raste të infektimit me fruth.
Me tre rastet e reja të raportuara, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të fruthit ka arritur në 24 persona.
Burimi:Omni
Link: https://omni.se/gymnasieelev-smittad-av-masslingen-i-goteborg/a/0pg5VE
Written by: admin