Lajme

Pothuajse i gjithë transporti publik në Goteborg ndalet nga bora: “Probleme shumë të mëdha”

todayJanuary 7, 2026 26

Background
share close

Pothuajse e gjithë trafiku i autobusëve dhe tramvajeve në Goteborg është ndalur për shkak të reshjeve të dendura të borës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze Aftonbladet.

Sipas Västtrafik, situata është veçanërisht e vështirë në qendër të qytetit.

“ Sidomos në Goteborgun qendror kemi probleme shumë të mëdha me qarkullimin”, thotë Kristian Lans, përgjegjës për komunikimin me media në Västtrafik.

Ai u bën thirrje qytetarëve që, nëse është e mundur, të ecin në këmbë ose të përdorin mënyra të tjera transporti. Gjithashtu, ai paralajmëron se udhëtimet do të zgjasin më shumë se zakonisht dhe duhet të llogaritet vonesë.

Ndërkohë, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka lëshuar gjatë mëngjesit një paralajmërim portokalli për reshje të fuqishme bore. Ky paralajmërim përfshin edhe Goteborgun, mes zonave të tjera të prekura nga moti i keq.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%