Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Një hulumtim i emisionit investigativ “Kalla Fakta“ të televizionit TV4 ka zbuluar se 387 politikanë në komunat, rajonet dhe Parlamentin e Suedisë kanë borxhe të regjistruara pranë Agjencisë Suedeze të Përmbarimit (Kronofogden). Nga këta, 41 politikanë kanë borxhe që kalojnë një milion korona suedeze.
Sipas të dhënave të publikuara, Partia e Qendrës (Centerpartiet) ka shumën më të lartë të borxheve për çdo politikan të zgjedhur. Pas saj renditen Demokratët Suedezë (Sverigedemokraterna), Partia e Majtë (Vänsterpartiet) dhe Liberalët (Liberalerna).
Një nga politikanët me borxhe të larta është Petri Salonen, kryetar i grupit të Partisë së Qendrës në komunën e Haninges, e cila është pjesë e pushtetit drejtues në këtë komunë. Salonen ka borxhe në vlerë prej 2,7 milionë koronash suedeze.
Pas publikimit të këtyre të dhënave, Salonen ka deklaruar se duhet bërë dallimi mes gjendjes së tij ekonomike personale dhe financave të komunës.
“Është e rëndësishme të ndajmë ekonominë time private nga ajo e komunës“, është shprehur ai.
Më tej, Salonen ka theksuar se Partia e Qendrës mban një qëndrim të qartë për menaxhimin e financave publike.
“Ne, si Parti e Qendrës, kemi një linjë të qartë për objektivat e suficitit, për të mos rritur taksat dhe për të pasur rregull dhe disiplinë në menaxhimin e ekonomisë“, ka thënë Petri Salonen.
Hulumtimi i TV4 nxjerr në pah se qindra përfaqësues politikë në nivele të ndryshme të pushtetit në Suedi kanë borxhe pranë Përmbarimit, ndërsa në 41 raste shumat e tyre kalojnë një milion korona.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/7neXOFgp9zSXox1DH5cGKn/han-aer-en-av-hundratals-politiker-med-skulder-skyldig-2-7-miljoner
Written by: admin