Lajme

4 700 punëtorë rrezikojnë dëbimin pas ndryshimit të ligjit

todayAugust 8, 2025 1135 1

Background
share close

Më 1 prill u hoq ligji i njohur si “spårbyteslagen”, i cili u lejonte punëtorëve të huaj të ndryshonin statusin e qëndrimit pa u larguar nga Suedia. Ndryshimi u bë me efekt prapaveprues, gjë që ka bërë që 4 700 persona që jetonin e punonin ligjërisht në vend të rrezikojnë dëbimin brenda pak javësh.

Shumë prej tyre thonë se kanë punuar për vite, kanë paguar taksa, kanë mësuar suedishten dhe kanë rritur fëmijë që nuk njohin asnjë vend tjetër si shtëpi. Tani, për shkak të ndryshimit ligjor, ata kanë vetëm tre javë për të lënë punën, shtëpinë dhe jetën e ndërtuar në Suedi.

Fereshte Javani, themeluese e rrjetit “Ne jemi 4 700 punëtorë”, kritikon ashpër vendimin.

“Ne nuk kemi thyer asnjë ligj. Faji ynë i vetëm është se besuam në ligjet suedeze”, tha ajo.

Kritikat drejtohen si ndaj qeverisë, që ka marrë vendimin, ashtu edhe ndaj Drejtorisë së Migracionit, që e zbaton ligjin. Sipas punëtorëve të prekur, askush nuk merr përgjegjësinë për pasojat që ky ndryshim do të ketë mbi jetët e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Qeveria suedeze thotë se po zbaton vendimin e parlamentit dhe se ligji i ri është pjesë e një politike më të rreptë emigrimi. Por për ata që preken, kjo do të thotë të humbasin gjithçka brenda disa javësh.

“Nëse na shihni si problem, të paktën keni guximin t’u shikoni fëmijëve tanë në sy kur na dëboni”, thotë Javani.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%