Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë sezonit të vjeshtes, policia do të instalojë 40 kamera sigurie në pika të ndryshme të Stokholmit, në përpjekje për ta bërë qytetin më të sigurt. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre.
“Qëllimi ynë është që Stokholmi të jetë një qytet i sigurt dhe i besueshëm për të gjithë,” shprehet Mattias Andersson, shefi i policisë rajonale në Stokholm.
Në kuadër të planit afatgjatë, policia synon të shtojë edhe 40 kamera të tjera gjatë vitit 2025. Sipas Andersson, kamerat do të ndihmojnë policinë të reagojë më shpejt ndaj aktiviteteve të dyshimta. “Nëse vërejmë ndonjë veprim të pazakontë, qendra e kontrollit mund të dërgojë menjëherë patrullën për të hetuar vendin dhe, në rastin më të mirë, të parandalojë ndonjë krim,” thekson ai.
Ky projekt është pjesë e një strategjie të zgjeruar për të përmirësuar sigurinë publike dhe për të përballuar shqetësimet në rritje të qytetarëve rreth kriminalitetit në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Written by: admin
Post comments (0)