Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën 40 milionë krona para publike janë paguar gjatë vitit 2024 për persona që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Suedi. Kjo zbulohet nga një analizë e re e Utbetalningsmyndigheten (Agjencia e Pagesave).
Sipas raportit, pagesat e gabuara përfshijnë para nga a-kassa (asistenca e papunësisë), shtesa për fëmijë, leja prindërore dhe mbështetja e aktivitetit. Analiza është bërë duke krahasuar të dhënat e Skatteverket, Migrationsverket dhe Försäkringskassan.
Nga këto 40 milionë krona:
Edhe policia kufitare ka vënë re këtë problem. Në raport shkruhet:
“Kur policia shkon të zbatojë një urdhër dëbimi, ata kontrollojnë regjistrat dhe shpesh shohin që personi vazhdon të marrë ndihma nga shteti.”
Agjencia mendon se shuma e vërtetë është edhe më e lartë, sepse nuk është bërë kontroll për personat që kanë vetëm numër koordinimi.
“Ne do të shqyrtojmë të gjitha përfitimet ku dyshohet për pagesa ndaj personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Suedi dhe do t’i bëjmë këto kontrolle të përhershme për të ndaluar pagesa të gabuara në të ardhmen,” tha drejtori i përgjithshëm Per Eleblad në një deklaratë për shtyp.
Sipas llogaritjeve të mëparshme të Riksrevisionen (Zyra Kombëtare e Auditimit), gjatë viteve 2014–2020 shteti suedez ka paguar rreth 313 milionë krona, ndërsa komunat rreth 122 milionë krona, për persona me leje të skaduar qëndrimi.
Burimi: Aftobladet/ TT
Written by: admin